Maqedoni
Fillojnë bisedimet BDI-VMRO për qeverinë e re
02.05.2014 17:31
BDI-së ka filluar sot bisedimet me VMRO DPMNE-në për formimin e qeverisë së re, pasi kryesia partiake ka mbështetur platformën e grupit punues...

BDI-së ka filluar sot bisedimet me VMRO DPMNE-në për formimin e qeverisë së re, pasi kryesia partiake ka mbështetur platformën e grupit punues.
Në tryezën e negociatave pasditen e sotme janë ulur Abdilaqim Ademi, Musa Xhaferi, dhe Fatmir Besimi nga BDI, me grupi negociues të VMRO-DPMNE-së i udhëhequr nga sekretari i partisë Emill Dimitriev, Sasho Mijallkov dhe Gordana Jankullovska.
Fillimisht do të bisedohet rreth parimeve të bashkëqeverisjes me VMRO-DPMNE-në, ndërsa gradualisht në tryezë do të vendosen edhe kërkesat e tjera. Më shumë se për poste, do të diskutohet për çështjet politike që duhet të zgjidhen gjatë mandatit të ardhshëm qeveritar, pasi prioritet mbetet integrimi i shpejt i vendit në strukturat euroatlantike dhe avancimi i statusit të shqiptarëve në Maqedoni, thonë nga BDI.
