Botë

Policia ruse ka arrestuar 12 persona të dyshuar për terrorizëm

08.12.2016 11:37

Agjencitë ruse të sigurisë kanë arrestuar 12 persona të dyshuar për pjesëmarrje në organizatën terroriste...

Dega moskovite e Ministrisë së Punëve të Brendshme kumtoi se të dyshuarit kanë kërkuar që njerëzit t'i rekrutojnë për anëtarësim në organizatë, emri i së cilës nuk është komunikuar.
 
Operacioni i sotëm në Moskë është kryer në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Shërbimin federal të sigurisë.
 
Muajin e kaluar në Rusi janë arrestuar dhjetë persona të dyshuar për lidhje me Shtetin Islamik, të cilët kanë planifikuar sulme terroriste në Moskë dhe Shën Peterburg./mia