Maqedoni

Ivanov: t’i përfundojmë zgjedhjet me dinjitet

08.12.2016 12:08

“Vetëm me sjellje të përgjegjshme, më 11 dhjetor do t’i japim fund krizës politike dhe mund të fillojë pajtimi nacional, i cili na nevojitet gjithnjë e më shumë”...

“Vetëm me sjellje të  përgjegjshme, më 11 dhjetor do t’i japim fund krizës politike dhe mund të fillojë pajtimi nacional, i cili  na nevojitet gjithnjë e më shumë”,- porositi presidenti, Gorge Ivanov, në fjalimin e tij në akademinë solemne me rastin e 8 Dhjetorit, Ditës së  Shën Klimentit të Ohrit.

"Bëj thirrje që zgjedhjet e parakohshme parlamentare t'i përfundojmë me dinjitet, ashtu siç i ka hije një shteti me përvojë 25-vjeçare demokratike. Deri më tani shumë herë kemi treguar se kemi kapacitet institucional dhe demokratik që të organizojmë dhe zbatojmë zgjedhje korrekte dhe demokratike",- tha presidenti Ivanov.

Ai vlerësoi se disa nga mediat tona elektronike dhe të shtypura dhe rrjete sociale manipulojnë, sidomos gjatë krizave politike dhe fushatave parazgjedhore, ndërsa në emisionet debative, sipas presidentit Ivanov, ka më shumë mosmarrëveshje sesa bindje, më shumë monologë sesa dialogë.

Ivanov u bëri thirrje partive politike edhe të pushtetit edhe të opozitës në këto ditë të fundit të parazgjedhjeve për sjellje të përgjegjshme.