Steinmeier i kërkon Lavrovit: Rusia të jetë më bashkëpunuese
Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, kërkoi nga homologu i tij rus, Sergei Lavrov, më shumë bashkëpunim nga Moska...

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, kërkoi nga homologu i tij rus, Sergei Lavrov, më shumë bashkëpunim nga Moska, si dhe “armëpushim të menjëhershëm humanitar në Siri”.
Steinmeier takoi homologun rus, Sergei Lavrov, në prag të takimit të përfaqësuesve të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë, i cili nis sot në Hamburg.
Zyra e Steinmeierit tha se ministri gjerman i ka kërkuar Lavrovit më shumë bashkëpunim nga Moska, si dhe “armëpushim të menjëhershëm humanitar në Siri”.
Afro 50 ministra të jashtëm do të ndjekin samitin dyditësh të OSBE-së, i cili pritet të dominohet nga kriza në Siri dhe Ukrainë.
