Maqedoni

Trajanov: reforma rrënjësore, për të ardhme më të mirë

08.12.2016 14:40

“Koalicioni për ndryshime dhe drejtësi” mbajti tubim në Kisella Vodë...

Kryetari i Lidhjes Demokratike, Pavle Trajanov, u bëri thirrje atyre që janë të papërcaktuar të dalin dhe të votojnë për ndryshime, që të krijohen kushte më të mira dhe të zbatohet drejtësia. Ai premtoi punësime për të rinjtë, reforma në arsim dhe trajtim shëndetësor falas për të gjithë qytetarët e Maqedonisë.
 
“Me programin ekonomik do të sigurojmë kushte me të cilat do të punësohen mbi 90.000 kuadro të reja të kualifikuara. Nga buxheti do të dedikohen 800 milionë euro për zhvillim ekonomik dhe dy për qind nga buxheti për projekte te të rinjtë. Kemi paraparë edhe trajtim shëndetësor falas dhe qendra moderne shëndetësore rajonale. Në arsim, reformat do t’i bëjnë universitetet, studentët dhe bashkësia e biznesit, si dhe do të heqim testimin ekstern”,- deklaroi kryetari i Lidhjes Demokratike, Pavle Trajanov.
 
Sipas Trajanovit, interes strategjik, nacional dhe shtetëror është që Maqedonia të jetë anëtare e plotfuqishme e NATO-s dhe BE-së.
 
Në tubim mbajtën fjalim edhe Gligor Stoimenov dhe Dragana Bukilica, kandidatë për deputetë në njësinë e parë zgjedhore.
 
VLORA LATIFI-TOPOJANI