Le Pen: Franca t’ua ndalojë shkollimin pa pagesë të huajve
08.12.2016 15:20
Liderja e ekstremit të djathtë në Francë, Marine Le Pen...

Liderja e ekstremit të djathtë në Francë, Marine Le Pen, ka bërë sot thirrje që mos të ketë më edukim pa para për të huajt në vend.
Gjatë një fjalimi në Paris, kandidatja e Frontit Nacional për zgjedhjet presidenciale 2017 në Francës, Marine Le Pen, ka thënë se nuk ka asgjë kundër të huajve në vend.
“Por u them atyre [të huajve]: nëse vini në vendin tim, mos pritni që dikush të kujdeset për ju, dhe se fëmijët tuaj do të edukohen pa pagesë,” ka thënë ajo.
“Nuk ka më lojtar,” ka shtuar ajo.
Le Pen pritet shumë që të jetë njëri nga dy kandidatët që do të arrijnë në rundin e dytë dhe final të zgjedhjeve në muajin maj 2017.
