Maqedoni

Ambasada amerikane apel shtetasve të saj për kujdes më 11 dhjetor

08.12.2016 15:34

Ambasada e ShBA-së në Shkup u ka apeluar shtetasve amerikanë në Maqedoni që në ditën e zgjedhjeve...

Ambasada e ShBA-së në Shkup u ka apeluar shtetasve amerikanë në Maqedoni që në ditën e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të jenë të kujdesshëm.
 
“Më 11 dhjetor, në Maqedoni do të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Edhe pse deri më tani zgjedhjet kanë qenë të qeta, është e mundshme tani të paraqiten trazira në lidhje me zgjedhjet. Ambasada e ShBA-së i porosit qytetarët e saj të jenë të vetëdijshëm për këto ngjarje dhe t’u ikin turmave, protestave dhe tubimeve. Ambasada gjithashtu u sugjeron banorëve të saj që t’i respektojnë informatat e sigurisë të dhëna nga pushteti lokal”,- shkruan në kumtesën e Ambasadës. 
 
Në një deklaratë, Ambasada thotë se kumtesa është procedurë e thjeshtë të cilën e zbaton gjithkund në botë.
 
“Ambasada publikoi këtë masë sigurie që t’u tregojë shtetasve amerikanë të cilët jetojnë përkohësisht këtu se do të ketë zgjedhje më 11 dhjetor. Këto janë porosi normale që i publikojmë gjithkund në botë dhe në detyrën e Ambasadës është që të sigurojë vetëdije te shtetasit amerikanë se do të ketë zgjedhje dhe për atë mund të ketë tubime dhe ngjarje masive të cilat sjellin rrezik për dhunë”,- thuhet në njoftimin e Ambasadës amerikane.
 
BELINDA KOKA-ADEMI