Maqedoni
Padi për Milenko Nedellkovskin
02.05.2014 18:10
Gazetarët Branko Gerovski, Aco Kabramov, Biljana Sekullovska dhe Petrit Saraçini kanë parashtruar padi ndaj gazetarit Milenko Nedellkovski...

Gazetarët Branko Gerovski, Aco Kabramov, Biljana Sekullovska dhe Petrit Saraçini kanë parashtruar padi ndaj gazetarit Milenko Nedellkovski, pasi që në kolumnën e publikuar në portalin e tij, ai ka shkruar se personat në fjalë duhet të gjykohen për tradhti.
Në kolumnë Nedellkovski kërkon që nëse institucionet nuk marrin masa, atë ta bëj populli, që sipas personave të apostrofuar, kjo paraqet ofendim dhe thirrje publike për likuidim, pasi sipas tij, ata punojnë për Qeverinë dhe shërbimet greke.
Padinë të apostrofuarit e parashtruan publikisht në pres-konferencën e sotme deri te prokurori publik, Marko Zvërlevski , i cili tha se e njëjta do të shqyrtohet dhe procedurohet.
“Kësaj padie penale do t’i japim trajtim, si edhe çdo padie tjetër dhe do ta parashtrojmë te Prokuroria kompetente Publike dhe ju bind se do të veprojmë profesionalisht”, deklaroi prokurori publik, Marko Zvërlevski.
I pyetur rreth padisë së parashtruar javën e kaluar, për involvim të funksionarëve të lartë qeveritarë në krim të organizuar dhe korrupsion, Zvërlevski tha se ajo lëndë është marrë në analizë dhe punë të rregullt si çdo padi tjetër dhe do të analizohen të gjitha rrethanat dhe për hapat tjerë do të njoftohet në kohë opinioni.
Këto prononcime u bënë gjatë promovimit të sektorit për marrëdhënie me publikun pranë Prokurorisë Publike, e cila filloi prej sot zyrtarisht me punë.
GYLTENE SINANI
