Popovski: Vështirë të kontestohen rezultatet e zgjedhjeve
Shefi i diplomacisë së Maqedonisë, Nikolla Poposki, po merr pjesë në takimin e këshillit të 23-të ministror....

Shefi i diplomacisë së Maqedonisë, Nikolla Poposki, po merr pjesë në takimin e këshillit të 23-të ministror të OSBE-së në Hamburg të Gjermanisë.
Edhe pse tema kryesore të takimit krahas Ukrainës, Sirisë, ishin kërcënimet nga terrorizmi ndërkombëtar, të kthyerit nga “Shteti Islamik” dhe kriza e refugjatëve, Popovski thotë se ka diskutuar edhe për zgjedhjet e së dielës.
“Mora mbështetje nga shumë kolegë që vlerësojnë se janë arritur rezultate pozitive në mbajtjen e zgjedhjeve demokratike. Nga kjo del konkluzioni se do të jetë e vështirë që dikush të kontestojë rezultatet e këtyre zgjedhjeve”,- deklaroi ministri i Jashtëm i Maqedonisë, Nikolla Popovski.
Poposki u bëri thirrje anëtareve të OSBE-¬së ta rrisin përpjekjen e përbashkët për preventivë dhe tejkalim të pasojave nga konfliktet për sigurinë ndërkombëtare. (Meral Ismaili, TVM2)
