Kriza e emigrantëve, Ivanov vizitoi kufirin Maqedoni-Greqi

08.12.2016 18:20

Presidenti Ivanov ka vizituar sot pjesëtarët e ARM-së...

Presidenti Ivanov ka vizituar sot pjesëtarët e ARM-së në kuotën 59 në kufirin Maqedoni-Greqi për t’u njoftuar nga afër me masat që ndërmerren për parandalimin e kalimit të emigrantëve ilegalë.

“ARM ka ndërmarrë të gjitha masat për të parandaluar ndonjë valë eventuale të emigrantëve. ARM është e gatshme të përballet me sfidat eventuale”,- u tha nga ARM.

Gjithashtu ata njoftuan se janë marrë të gjitha masat që pjesëtarët e ARM-së të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar të dielën.

Maqedonia ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme nga gushti i vitit 2015 deri në qershor 2017, për shkak të rrezikut të migrantëve ilegalë që hyjnë nga një vend anëtar i BE-së.