Georgievski: Nëse një parti ka 62 deputetë, uzurpon demokracinë
Koalicioni “VMRO për Maqedoninë” ka takuar qytetarët e Gjorçe Petrovit...

Koalicioni “VMRO për Maqedoninë” ka takuar qytetarët e Gjorçe Petrovit. Kreu i VMRO Partisë Popullore, Lupço Georgievski, akuzoi VMRO-DPMNE-në dhe LSDM-në për premtime boshe dhe uzurpim të hapësirës mediale.
“Qytetarët maqedonas sa u përket kërkesave të këtyre dy partive që të fitojnë nga 62 deputetë, me të vërtetë do ta bënin gabimin më të madh të mundur që një partie politike t’i japin 62 deputetë. E kemi parë edhe VMRO-DPMNE-në edhe LSDM-në se kur i kanë 62 deputetë uzurpohet demokracia”,- deklaroi Lupço Georgievski nga VMRO-PP.
Prandaj, sipas Georgievskit, “VMRO për Maqedoninë” paraqet shpëtimin për demokracinë në Maqedoni, pasi shteti nuk mund të jetë në pronësi të një partie politike. (Gyltene Sinani, TVM2)
