Veliçkovski: Qytetarët të interesuar për problemet jetësore

08.12.2016 19:28

Partia Liberale ka zhvilluar aktivitete në Shën Nikollë....

Partia Liberale ka zhvilluar aktivitete në Shën Nikollë, ku kreu i liberalëve, Ivon Veliçkovski, theksoi se programi i kësaj partie është i orientuar te familja dhe njeriu.

“Nëse nuk kemi zgjidhje, riprogramim për lirim nga kamatat dhe kamatat e kamatave, askujt nuk do t’i interesojë e ashtuquajtura politikë e madhe, në fund secili do të interesohet se si t’i zgjidhë problemet jetësore”,- deklaroi Ivon Veliçkovski nga PL.

Veliçkovski theksoi se kjo parti angazhohet për liberalizimin e tregut energjetik, i cili do të ishte me rëndësi edhe për biznesin, pasi, siç tha ai, pa biznes nuk ka standard, ndërsa pa energjense të lira nuk ka biznes. Këto zgjedhje nuk janë as për federalizim e as për hapjen e ndryshimeve kushtetuese, por, siç tha Veliçkovski, por për projekte reale që kanë të bëjnë me stabilizimin e standardit të qytetarëve dhe institucioneve. (Gyltene Sinani, TVM2)