Gjykata vendosi: “E majta” mund të marrë pjesë në zgjedhje

08.12.2016 19:43

Gjykata Themelore Shkupi 2 hodhi poshtë kërkesën për t’i ndaluar partisë...

Gjykata Themelore Shkupi 2 hodhi poshtë kërkesën për t’i ndaluar partisë “E majta” të marrë pjesë e vetme në zgjedhjet e 11 dhjetorit.

Në njoftimin në faqen zyrtare të partitë në Facebook thuhet se ky është dështimi ligjor i radhës për të penguar pjesëmarrjen e “Së majtës” në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.  Shihet qartë se vendimi është statutor dhe legal, dhe një tjetër vendim demokratik që u miratua nga shumica e anëtarëve të këshillit qendror të partisë pas konsultimeve me anëtarët dhe organizmat lokalë të “Së majtës”, thuhet në njoftim.

Nga “E majta” potencojnë se shumica e anëtarësisë ka sjellë vendim që të dalin të garojnë vetë në zgjedhjet e 11 dhjetorit.