Maqedoni
Brukseli nuk komenton zhvillimet politike në Maqedoni
02.05.2014 18:13
Bashkimi Evropian nuk dëshiron të komentojë zhvillimet pas zgjedhjeve në Maqedoni...

Bashkimi Evropian nuk dëshiron të komentojë zhvillimet pas zgjedhjeve në Maqedoni.
Në një intervistë për agjencinë e lajmeve “MIA”, zëdhënësi i Komisionarit për Zgjerim, Petar Stano, ka thënë se Komisioni Evropian qëndron pas deklaratës së eurokomisarit Fyle dhe akoma nuk kanë ndonjë qëndrim të ri lidhur me situatën e krijuar në Maqedoni, respektivisht lidhur me qëndrimet e subjekteve politike për rezultatet e zgjedhjeve dhe vendimet e tyre.
“Ne kemi komentuar zgjedhjet në deklaratën e përbashkët me SHBA-të dhe ambasadat e BE-së. Gjithashtu keni pasur mundësi të dëgjoni qëndrimin e Fyles dy ditë më parë për këtë çështje. Për momentin ai është qëndrimi i Komisionit Evropian lidhur me zgjedhjet e realizuara”, deklaroi zëdhënësi i Komisionarit për Zgjerim, Petar Stano.
Ndërkaq eurokomisari Fyle, para dy ditëve theksoi se pas zgjedhjeve situata në Maqedoni është e komplikuar dhe se vlerësimet e OSBE-së janë gjithëpërfshirëse dhe të përkrahura nga Bashkësia Ndërkombëtare.
Qëndrimi i përgjithshëm i Bashkimit Evropian sipas funksionarëve të Brukselit, është se të gjitha mosmarrëveshjet dhe kontestet politike mes partive politike duhet të zgjidhen në institucionin zyrtar përkatës, gjegjësisht në parlamentin vendor.
Ata nuk kanë përkrahur kthimin e mandateve të LSDM-së, duke rikujtuar mospërsëritjen e marrëveshjen së 1 marsit të vitit 2013, ku deputetët e LSDM-së me intervenim të BE-së, u kthyen në Parlament.
NERMIN MNULAKI-FEJZULLAHU
