Botë

Rreth 8.500 banorë të Alepos i braktisën rajonet e kontrolluara nga kryengritësit

09.12.2016 10:15

Rreth 8.500 banorë të Alepos, në 24-orët e fundit i braktisën rajonet e qytetit, të kontrolluara nga kryengritësit...

Rreth 8.500 banorë të Alepos, në 24-orët e fundit i braktisën rajonet e qytetit, të kontrolluara nga kryengritësit, njoftoi sot Qendra ruse për pajtimin e palëve në luftën në Siri, transmeton TASS. 
 
Midis personave të evakuuar janë edhe 2.934 fëmijë. 
 
Rusia publikoi ndërprerje të sulmeve ajrore dhe të zjarrit atrilerik mbi zonat e Alepos që janë në kontroll nga kryengritësit që të evakuohen civilët, të bllokuar në zonat e rrethura. 
 
Qendra siriane për vëzhgimin e të drejtave të njeriut vërejti ndalimin e sulmeve ajrore edhe bombardimit para se të njoftojë për luftime të vazhdueshme në lokacione të ndryshme të qytetit./mia