Maqedoni
Prokuroria turke urdhëroi arrestime të profesorëve universitarë, të dyshuar se janë ndjekës të Gylenit
09.12.2016 11:07
Prokuroria turke urdhëroi të arrestohen 87 persona, lidhur me universitetin në Stamboll...

Prokuroria turke urdhëroi të arrestohen 87 persona, lidhur me universitetin në Stamboll, në hetimin e drejtuar kundër ndjekësve të predikuesit islamik Fetulla Gylen, transmetuan mediat lokale.
Gylen u akuzua nga Ankaraja se qëndron pas tentimit për grusht shtet në Turqi, që u krye më 15 korrik.
Televizioni privat turk SI-En-En-Turk transmetoi se policia ka kryer aksione në të njëjtën kohë në 12 qarqe nëpër vend, të orientuara kundër shumë profesorëve universitarë dhe liderë të një partie të vogël politike./mia
