Maqedoni

Ivanov, zyrtarisht president i Maqedonisë

02.05.2014 18:17

Gjorge Ivanov si president i ri i shtetit, sot edhe zyrtarisht mori vendimin nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor.
 
Vërtetimin Gjorge Ivanov e mori nga anëtari i KSHZ-së, Bedredin Ibrahimi, e jo nga kryetari i KSHZ-së, Nikolla Rillkovski, apo nënkryetari, Subhi Jakupi, i cili është me propozim të BDI-së dhe kjo parti nuk e pranon Ivanovin për legjitim.
 
Madje presidentit Ivanov as që ia uruan rizgjedhjen kryetari, nënkryetari dhe anëtarja e KSHZ-së, Violeta Duma. Mandatin e presidentit të sapozgjedhur përveç Ibraimit, ia uruan anëtarët Vllatko Sajkovski, Sasho Srcev dhe Aneta Stefanovska.
 
Sipas rezultateve përfundimtare të KSHZ-së, në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale që u mbajtën të dielën më 27 prill, Ivanovin e mbështetën 534.910 votues, ndërsa kundërkandidati i tij nga LSDM-ja dhe koalicioni, Stevo Pendaroski, fitoi 3938.077 vota.
 
Ndërsa BDI, të dy ciklet zgjedhore i abstenoi, kurse rizgjedhjen e Ivanovit e quajti legal, por jo legjitim.
 
Gjorgje Ivanov është zgjedhur në funksionin e presidentit të Maqedonisë në zgjedhje të kriminalizuara, jo fer dhe jodemokratike, reagojnë me shkrim nga LSDM-ja.
 
Më tej thuhet se për këto arsye LSDM nuk e pranon Gjorge Ivanovin për president të Maqedonisë, duke shtuar se certifikatën që mori sot Ivanovi nga anëtari i KSHZ-së, në mungesë të një pjese të anëtarëve të trupit më të lartë zgjedhor dhe të kryetarit të KSHZ-së, është copë letre që nuk shpreh vullnetin e të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë. 
 
Gjorge Ivanov mandatin e parë si shef shteti e mbaron më 12 maj. Inaugurimi për mandatin e dytë do të jetë pas konstituimit të përbërjes së re parlamentare, para së cilit Ivanov duhet të japë betimin solemn për mandatin e ri pesëvjeçar.
 
AFRIM TANALLARI