UNICEF: ¼ e fëmijëve në botë jetojnë në zona konfliktesh
Rreth 535 milionë fëmijë në botë ose çdo i katërti fëmijë jeton në zona që janë të përfshira nga konfliktet ose katastrofat natyrore...

Rreth 535 milionë fëmijë në botë ose çdo i katërti fëmijë jeton në zona që janë të përfshira nga konfliktet ose katastrofat natyrore, informoi sot Fondi i Fëmijëve i Kombeve të Bashkuara, UNICEF.
Organizata paralajmëroi se këta fëmijë shpeshherë nuk kanë qasje deri te kujdesi mjekësor, arsimi, ushqimi ose mbrojtja dhe për shkak të kësaj janë më të ndjeshëm ndaj sëmundjeve dhe dhunës.
Mbi 390 fëmijë, të përfshirë me rrethana të këtilla kritike, jetojnë në Afrikën subsahariane, ndërsa afërsisht 65 milionë janë të ekspozuar në krizat e Lindjes së Mesme.
“Pavarësisht asaj nëse fëmijët jetojnë në vende në konflikt ose në vende të qeta, zhvillimi i tyre është i rëndësishëm jo vetëm për të ardhmen e tyre individuale, por edhe për të ardhmen e shoqërisë së tyre”,- theksoi drejtori ekzekutiv i UNICEF-it, Entoni Lejk.
Të dhënat e reja janë publikuar në mbrëmjen e 70-të vjetorit të formimit të UNICEF-it, ngjarje që do të shënohet të dielën.
