Maqedoni

“Aleanca për shqiptarët”: në parlament do të mbrojmë interesin shqiptar

09.12.2016 12:38

“Aleanca për shqiptarët” mbrëmë mitingun qendror e mbajti në Shkup...

Krerët e koalicionit u bënë thirrje shqiptarëve që të dalin të votojnë më 11 dhjetor, të dënojnë ata që me vite shqiptarëve ju kanë sjellë vetëm vuajtje. 
 
““Aleanca për shqiptarët” do të fitojë, se dëshira juaj është që të mos keni shqiptarë të vërtetë në parlament, por ju nuk do të na ndalni. Nuk do ta ndalni vrullin e shqiptarëve për t’i pasur bijtë e bijat më të mira në parlament për të mbrojnë interesin e shqiptarëve”,- deklaroi kryetari i LR-PDSh-së, Zijadin Sela.
 
“Shteti ligjor të jetë i barabartë për të gjithë, kërkojmë të funksionojë Prokuroria Speciale, shteti nuk është ndërmarrje, sepse këta e vjedhin, por është pushteti që nuk ka përgjegjësi meqë e fitojnë me të vjedhur”,- tha kryetari i “Uniteti”-t, Gëzim Ostreni.
 
“Qendrën e politikave shqiptare ta sjellim në Shkup dhe ashtu do të jetë më 11 dhjetor, bashkoheni më 11 dhjetor, të mendojmë ndryshe, të veprojmë ndryshe, të votojmë ndryshe”,- theksoi kryetari i RDK-së, Vesel Memeti.
 
REJHANE BUSHI-METAJ