Maqedoni

Gruevski: të dielën do të fitojë Maqedonia

09.12.2016 15:01

Mbrëmë, VMRO-DPMNE mbajti miting në Gazi Babë të Shkupit, ku prezantoi platformën dhe kandidatët për deputetë...

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, theksoi se të dielën do të fitojë Maqedonia.
 
“Do të fitojnë maqedonasit, shqiptarët, turqit, romët, boshnjakët, vllehtë, serbët dhe të gjithë qytetarët e ndershëm të cilët duan të jetojnë në këtë Maqedoni, me këta kufij, me këtë bashkëjetesë, me përforcim ekonomik që e kishin në vitet e kaluara dhe të cilën edhe më shumë do ta kemi në të ardhmen”,- tha ai.
 
“Sot kemi demokraci dhe sot vendime merren në ditët zgjedhore. Kemi një shtet të artë dhe se Ballkani nuk është Zvicër, dhe se vërja e kantoneve është hapi i fundit drejt prishjes se një shteti. Të dielën në zgjedhje VMRO-¬DPMNE dhe Koalicioni "Për një Maqedoni më të mirë” do të fitojnë historikisht me mbështetjen më të madhe nga qytetarët e Republikës se Maqedonisë. VMRO-DPMNE është një parti politike e cila punon dhe ju ndihmon të gjithë qytetarëve të vendit. Gjithashtu në programin zgjedhor të VMRO-DPMNE-së një ndër prioritetet kryesore vazhdon të jetë ulja e papunësisë, investimet e huaja në vend, si dhe ndërtimi i shkollave, infrastrukturës, gjithashtu do të vazhdojmë të ju ofrojmë ndihmë nga vërshimet që pësuan në këtë komunë. Të dielën qytetarët me votat e tyre për Koalicionin "Për Maqedoni më të mirë" do t’i japin fund krizës politike të shkaktuar nga opozita”,- deklaroi kryetari i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski.
 
Nikolla Todorov, i cili është bartës i listës në njësinë zgjedhore dy potencoi se më 11 dhjetor secili prej nesh do të zgjedhë në çfarë Maqedonie dëshiron të jetojë. 
 
Mbështetje në miting në Gazi Babë shprehu edhe Mishel Voasin nga Partia Republikane në Francë.
 
Ai potencoi se programi i VMRO-DPMNE-së është program në të cilin është bërë përpjekje e madhe dhe bazohet në rezultatet nga qeverisja 10-vjeçare.
 
Ai e shprehu mbështetjen për integrime euroatlantike dhe për kontributin në zgjidhjen e krizës së emigrantëve. 
 
VMRO-DPMNE dhe Koalicioni "Për Maqedoni më të mirë" gjithashtu mbajti tubim parazgjedhor në Shuto Orizarë, ku prezantuan programin zgjedhor. 
 
Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, tha se të gjithë ne së bashku jemi qytetarë të këtij shteti dhe menaxhojmë me këtë shtet.
 
“Populli në zgjedhje e ka mundësinë ta shpreh mendimin e vet dhe ta caktojë drejtimin në të cilin do të lëviz shteti dhe të thotë se kush dëshiron gjatë periudhës së ardhshme ta udhëheqë shtetin”. Ai gjithashtu shtoi se “së bashku do të punohet në zgjidhjen e problemeve, të krijohen kushte më të mira për jetë, standard më i lartë, më shumë punësime, rroga dhe pensione më të larta”. 
 
Para të pranishmëve në tubim fjalim mbajti edhe kandidati për deputet, Amdi Bajram. 
 
REJHANE BUSHI-METAJ