Maqedoni
Kasami: do t’u kthejmë shqiptarëve hisen që u takon
09.12.2016 15:34
Lëvizja “Besa” në tubimin e saj të radhës në Çair shpalosi platformën dhe programin zgjedhor...

Kryetari i Lëvizjes “Besa”, Bilall Kasami, deklaroi se shqiptarëve do t’u kthehet hisja që u takon.
“Më 11 dhjetor do të votojmë për një arsim më cilësorë, do të votojmë për një shëndetësi më cilësore, më 11 dhjetor do të votojmë për një ekonomi e cila do të krijojë mirëqenie për shqiptarët. Do të votojmë për një universitet i cili do të krijojë kuadro që do të jenë në shërbim të popullit dhe jo në shërbim të partisë”,- theksoi kryetari i Lëvizjes “Besa”, Bilall Kasami.
“Prej 11 dhjetorit do të fillojë të ndryshojë gjendja e shqiptarëve në Maqedoni dalëngadalë. Nuk kemi shkop magjik që të bëjmë mrekullira për një natë, por ju premtojmë se hakun e huaj nuk e hamë, ju premtojmë se me vjedhë nuk vjedhim, ju premtojmë se me rrejt nuk rrejmë”,- u shpreh bartësi i listës në njësinë zgjedhore numër dy nga Lëvizja “Besa”, Afrim Gashi.
Me këtë rast me një fjalim të pranishmit i përshëndeti edhe shefi i shtabit komunal të Çairit, Bekim Sali, i cili ftoi që më 11 dhjetor të votojmë “Rilindjen me BESË”.
FARIJE DAUTI-BAKIJU
