Maqedoni
Kociançiq: zgjedhje demokratike, implementoni “Përzhinën”
09.12.2016 15:40
Bashkimi Europian nga afër do t'i ndjekë zgjedhjet e së dielës dhe pasditen e së hënës pritet të dalë edhe me vlerësim fillestar për mbarëvajtjen e tyre...

Zëdhënësja e KE-së, Maja Kocijançiq, potencoi se zgjedhjet janë një mundësi për bashkimin e Maqedonisë rreth qëllimeve strategjike.
“Siç deri më tani, shumë herë kemi thënë në lidhje me këto zgjedhje se ato janë një mundësi që vendi të bëjë fillim të ri, të bashkohet rreth qëllimeve strategjike dhe të kthehet në rrugën eurointegruese, si pjesë e procesit të Marrëveshjes së Përzhinës dhe është e qartë se kjo që është dakorduar në kuadër të kësaj marrëveshje, duhet të vazhdojë të implementohet” - deklaroi zdhënësja e KE-së, Maja Kocijançiq.
Kociançiq përkujtoi edhe reformat urgjente reformuese të cilave Maqedonia do të duhet t’i rikthehet fuqishëm menjëherë pas zgjedhjeve për t’u kthyer në rrugën drejt integrimeve euroatlantike.
