Maqedoni

Kriza e migrantëve, OJQ-të: Duhet politikë unike, jo zgjidhje ad-hoc

09.12.2016 15:58

Organizatat qytetare nuk e dinë numrin e saktë të emigrantëve që kanë mbetur në rajon pas mbylljes se korridorit ballkanik...

Ata kërkojnë një politikë unike, e jo vetëm zgjidhje të përkohshme për krizën e migrantëve.
 
Analiza njëvjeçare e OJQ-ve nga rajoni tregon se pa bashkëpunim në nivel lokal, rajonal dhe ndërshtetëror, emigrantëve nuk mund t’u ndihmohet shumë.
 
Problem më të madh deri tani paraqesin fëmijët emigrantë që udhëtojnë vetëm. 
 
“Hulumtimi tregon se institucionet konsiderojnë se shërbimet e tyre dhe koherenca mes tyre është e harmonizuar sa duhet, por organizatat joqeveritare bëjnë të ditur se nuk është harmonizuar asgjë, por shumë gjëra janë zgjidhur ad-hoc”,- tha përfaqësuesja e OJQ-ve nga Maqedonia, Maja Ravanjski.
 
“Mungesa e politikës unike në nivel nacional, rajonal dhe europian rezultoi me atë që të kemi zgjidhje ad-hoc dhe marrëveshje bilaterale, dhe kjo rezultoi që ne të mos jemi të barabartë gjatë veprimit në praktikë”,- u shpreh Ana Jankoviq Jovanoviq nga OJQ “Jilkom”.
 
“Fëmijët pa prindër përfundojnë në jetimore, në shtëpi për fëmijë me pengesa në zhvillim, që është joadekuate, por akomodimi i vetëm i mundshëm”,- tha Xhordana Barbariq nga OJQ “Most”.