Maqedoni

Ndjekja e paligjshme e komunikimeve, PPS: Kemi 81 kërkesa për 245 numra

09.12.2016 16:07

Prokuroria Speciale Publike thotë se është rritur numri i kërkesave të qytetarëve që duan të dinë se nëse janë përgjuar në mënyrë të paligjshme...

Deri tani në PPS kanë arritur 81 kërkesa për 245 numra telefonash.
 
Nga PPS informojnë se çdo person i interesuar mund të dërgojë kërkesë me shkrim deri te kjo Prokurori Publike në të cilën do ta theksojë numrin e telefonit ose numrat e telefonit për të cilët dyshon se ishin lëndë e ndjekjes së paligjshme të komunikimeve, dhe emrat e personave të cilët i kanë shfrytëzuar numrat e telefonit dhe të dhënat për kontakt të personave. 
 
“Personat për të cilët do të konfirmohet se kanë shfrytëzuar numra të telefonit që ishin lëndë e ndjekjes së paligjshme të komunikimeve, si dhe personat për të cilët do të konfirmohet se ishin bashkëbisedues të numrit telefonik të ndjekur në mënyrë të paligjshme, do të thirren në cilësi të personave të dëmtuar”,- thonë nga PPS-ja. 
 
Kërkesat mund të dorëzohen personalisht, përmes postës, ose përmes rrugës elektronike.
 
BELINDA KOKA-ADEMI