Maqedoni

QMBI: Apel për zgjedhje të qeta e demokratike

09.12.2016 16:19

Qendra për Mirëkuptim dhe Bashkëpunim Institucional, në cilësinë e vëzhguesit të procesit zgjedhor...

Qendra për Mirëkuptim dhe Bashkëpunim Institucional, në cilësinë e vëzhguesit të procesit zgjedhor, bën apel për zgjedhje të qeta dhe demokratike.

Është më se e nevojshme që të gjitha institucionet shtetërore kompetente për organizimin dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve t’i garantojnë çdo qytetari realizimin e të drejtës së votimit, thonë nga QMBI.

Po ashtu, u bëjnë apel të gjitha subjekteve politike që në ditën e votimit të respektojnë rregullativën zgjedhore dhe normat ligjore, duke kontribuuar në mbarëvajtjen e këtij procesi. QMBI fton qytetarët që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre ligjore dhe demokratike për të dhënë votën e lirë, sipas bindjeve personale.