Qendra maqedonase për zhvillim: Fushata ishte e qetë, apel për zgjedhje të qeta

09.12.2016 17:35

Fushata parazgjedhore kaloi e qetë dhe pa incidente të mëdha...

Fushata parazgjedhore kaloi e qetë dhe pa incidente të mëdha, vlerësojnë nga Qendra maqedonase për zhvillim.

Nga kjo organizatë thonë se qytetarët këto vite kanë bërë përparim në respektimit dhe mendimit ndryshe. Vëzhguesit e Qendrës maqedonase do të ndjekin zgjedhjet nga afër.

Ata do të jenë të pranishëm në të gjitha selitë e partive politike, në KShZ si dhe në MPB, të cilët do të ndjekin se a do të ketë dhunë gjatë ditës së zgjedhjeve.

“Deri më tani kemi pasur fushatë të qetë zgjedhore. Kuptohet, ka pasur disa incidente të vogla, mirëpo në përgjithësi vlerësimi ynë është se fushata ka qenë e qetë. Mund të konstatojmë se në këto 25 vjet qytetarët tanë e kanë mësuar se çfarë është demokracia dhe presim që edhe dita e zgjedhjeve të kalojë e qetë dhe pa incidente”,- deklaroi Nellko Nellkovski nga Qendra maqedonase për kulturë dhe zhvillim.

Nellkovski u bëri apel qytetarëve që të dielën të dalin në zgjedhje dhe të shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës, pasi që, sipas tij, vetëm në këtë mënyrë ata mund të kontribuojnë në demokratizimin e vendit. Nga kjo qendër apelojnë edhe te partitë politike që pas zgjedhjeve të pranojnë rezultatin, t’ia urojnë njëri-tjetrit fitoren dhe të mos shkaktojnë incidente. (Ersan Pajaziti, TMV2)