Trajanov: Ndryshimi dhe drejtësia në duart e qytetarëve
Koalicioni për ndryshime dhe drejtësi mbajti tubimin përfundimtar para banorëve të Karposhit....

Koalicioni për ndryshime dhe drejtësi mbajti tubimin përfundimtar para banorëve të Karposhit.
Para masës së tubuar lideri i Lidhjes Demokratike Pavle Trajanov tha se të gjithë bashkë protestuam që kur presidenti Ivanov fali kriminelët dhe tani të gjithë së bashku edhe një hertë do të themi fjalën e fundit kundër këtij regjimi.
“Përgjegjësia mund të ndodhë vetëm nëse dalim masovikisht në zgjedhje. Nëse votojmë për ndryshime dhe drejtësi. Vetëm në këtë mënyrë do ta rërzojmë këtë regjim. Nëse na jepni mandatin tuaj, për një vit do të pastrojmë mafien politike . Ne e bëmë atë që varej prej nesh, tani ju e keni radhën . Më 11 dhjetor votoni për ndryshimin votoni që ta dridhni këtë regjim, ta rrëzojmë e të mos munden më kurrë të kthehen në skenën politike” – tha kryetari i Lidhjes Demokratike, Pavle Trajanov.
Gruevski nuk ka ndërmend ta cojë vendin drejt NATO-s dhe BE-së, nuk duan që ky vend të ketë standard ekonomik dhe social sepse kështu e sundojnë më lehtë popullin.
Koalicioni për Ndryshime dhe drejtësi premton reforma rrënjësore në drejtësi dhe përgjegjësi nga të gjithë gjykatësit që në llogari të pushtetit kanë mbushur burgjet me njerëz të pafajshëm.
