Ahmeti: Ky është mandati i barazisë së plotë
Bashkimi Demokratik për Integrim përmbylli fushatën zgjedhore në sheshin Iliria në Tetovë....

Bashkimi Demokratik për Integrim përmbylli fushatën zgjedhore në sheshin Iliria në Tetovë.
Kreu i BDI-së, njëkohësisht bartës liste në njësinë zgjedhore numër gjashtë, Ali Ahmeti, u zotua para simpatizantëve se gjatë këtij manditi do të angazhohet për barazi të plotë të shqiptarëve në Maqedoni. Sipas tij, BDI është i vetmi subjekt që ka doktrinën kombëtare prandai ftoi votuesit shqiptarë që ta mbështesin këtë subjekt.
“T’i thërrasim të gjithë t’i bashkohen këtij bashkimi të madh se ne nuk mbrojmë një platformë politike por mbrojmë një doktrinë kombëtare dhe nuk shohim ndonjë forcë a lëvizje që mund t ëpërballet me palën tjetër kundërshtare. Pala që përballet janë djemtë, vajzat e BDI-së dhe unë si drejtues i këtij bashkimi të madh mezi se pres përballjen e madhe më 11 dhjetor, në darkën e vonë, se kush do të jetë ai që do t’i dalë uraganit përpara për të mbrojtë doktrinën që ju e keni paraqit ëpërpara cdo shqiptari. Nuk ka kompromis me doktrinën tonë. Doktrina e jonë është e pakompromistë. Barazi e plotë. Ky është mandate i barazisë së plotë për shqiptarët në RM.” - tha kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.
Ahmeti premtoi zhvillim ekonomik, investime, më shumë vende pune për shqiptarët dhe arsim cilësor. Sipas tij këto qëllime mund t’i arrij më së miri ekipi i tij, përkatësishit kandidatët për deputetë në listat e BDI-së.
“Ngado që kam shkuar, unë dhe bashkëpunëtorët, të gjithë njerëzit kanë kërkuar zhvillim ekonomik. Kush mund ta bëjë më mirë se sa bijtë dhe bijat e juaja që janë të rradhitura në BDI. Kush mund ta bjë më mirë se këta? Sigurisht që të pakonkurent me dije e pajisje shkencore, po mbi të gjitha njerzore. Ngado që kemi shkuar populli, qytetarët kërkojnë vende t ereja të punës” – u shpreh kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.
Ahmeti u ndal edhe në çështjen e sigurisë. Ai tha se në të gjitha takimet që ka realizuar me qytetarë, këta të fundit kanë kërkuar paqë, qetësi dhe siguri. Sipas tij paqën mund ta bëjnë më mirë ata që kanë bërë luftën.
I bindur në fitoren, Ahmeti ftoi votuesin shqiptar që të del në zgjedhje dh ta votojë BDI-në, e cila siç tha, është subjekti i vetëm që për platformë ka doktrinën kombëtare. (Shpëtim Nuredini, TVM2)
