Zaev: Do ta bëjmë Maqedoninë për të gjithë njësoj

09.12.2016 21:53

Koalicioni “Për Maqedoni më të mirë” i udhëhequr nga LSDM...

Koalicioni “Për Maqedoni më të mirë” i udhëhequr nga LSDM sonte mbajti tubim në Haraçinë. Kreu LSDM-së Zoran Zaev para banorëve të Haraçinës premtoi se do të angazhohet për një Maqedoni të barabartë për të gjithë qytetarët e saj pavarësisht nga përkatësia e tyre etnike.

Ai gjithashtu tha se do të angazhohet për të investuar në infrastrukturën e Haraçinës të cilën siç tha Zaev për 25 vite me radhë e ka harruar pushteti.

“Ishte harruar Haraçina për 25 vite me radhë, sikur të ndodhej jashtë Maqedonisë. Këtu jetojnë qytetarë tanë.Këta qytetarë paguajnë fatura dhe taksa këtij vendi nuk është e mundur që të jenë të harruar, për këtë qëllim jam këtu dhe jam krenarë. Do të kthejë shteti për të gjitha 25 vitet që nuk ka kthyer. Do të ketë ambulancë që do të funkcionojë 24 orë, do të hapim shkollë të mesme, do të ndërtojmë rrugë, do ta ndërtojmë kanalizimin për 1 vit e gjysëm që të ketë tërësisht rrjet kanalizimi. Do të ndërtojmë jetë të dinjitetshme sepse ky vend është paralagje e kryeqytetit të Maqedonisë. Është turp që në shekullin 21 të flas për ujësjellës për kanalizim apo rrugë. Akoma të shkarraviten qytetarët nëpër baltë teksa kanë shkuar milijard euro për përmendore dhe muze dhe një milion gjëra të kota. Do të ndërtojmë jetë edhe këtu në Haraçinë” – tha Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev.

Të pranishmive iu drejtua edhe bartësi i listës në njësinë e dytë zgjedhore nga radhët e koalicionit “Për Maqedoni më të mirë” Oliver Spasovski. Ai ftoi banorët e kësaj zone që t’i thonë mjaft shkatrrimit. Maqedonia dhe banorët e saj meritojnë drejtësi dhe jetë më të mirë këtu në Maqedoni tha Spasovski.

“10 vite kanë premtuar gjithçka  ndërsa dhuruan varfëri, shëndetësi dhe arsim të varfër dhe qytetarë skajshërisht të varfëruar. I zbrazën paratë e shtetit ndërsa mbushën llogaritë e tyre jashtë R.M-së. Por koha e qeverisjes kriminele po përfundon, koha e qeverisë së korruptuar po përfundon, dhe do të vjen koha për drejtësi. Do të ketë drejtësi për të gjithë njësoj. Po vjen koha që për çdo denarë të vjedhur patjetër të kthehet te qytetarët” – tha Oliver Spasovski, bartës i listës në njësinë zgjedhore nr. 2 nga rradhët e LSDM-së.

Para banorëve të Haraçinës foli edhe kandidati për deputet nga koalicioni “Për Maqedoni më të mirë”, Muhamet Zekiri. Duke kërkuar mështetjen e haraçinasve Zekiri tha se së bashku me ta do të angazhohet për kthimin e drejtësisë në vend.

“Haraçina po shkruan historinë, po shkruajm bashkë historinë  duke ju treguar të gjithë atyre që ishin skeptik kur e filluam këtë projekt, kur filluam bashkë ta kundërshtojmë të keqën. T’i kundërshtojmë kriminelët e VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së.Kështu bashkë do tu ju themi stop kriminelëve. Të dielën do t’i mposhtim dhe do të korrim fitoren dhe ata do të shkojnë atje ku e meritojnë” – deklaroi Muhamed Zekiri-kandidat për deputet-LSDM.

Kreu i LSDM-së premtoi se detyrë kryesore e konceptit që ofron është që të kthejë paratë tek qytetarët dhe do të luftojë për të gjithë njësoj.