Gruevski: Të Dielën, fundi i skenareve për dygjuhësinë
Të dielën do ti japim fund skenareve të errëta për dygjuhësi në vend...

Të dielën do ti japim fund skenareve të errëta për dygjuhësi në vend, do të luftojmë për një Maqedoni më të mirë tha në tubimin e fundit në Prilep, kryetari i VMRO – DPMNE –së dhe bartës i listës së koalicionit ‘Për një Maqedoni më të mirë’, Nikolla Gruevski.
Sipas Gruevskit edhe vetë qytetarët duan një Maqedoni më të mirë, dhe këtë sipas gruevskit do ta realizojnë nëpërmjet projketeve dhe mbështetjen e popullit.
“Kishim 20 ditë fushatë të pandërprerë, dëgjuam porositë e mijëra njerëzve. Të gjitha ditët ishin maksimalisht të shfrytëzuara. Takimi me njerëz më la të kuptoj se njerëzit duan një Maqedoni më të mirë dhe projekte reale, nejrëz të cilët do të mbrojnë interesat shtetetërore. Ne do të realizojmë këtë me mbështetjen tuaj. Të dielën do ti japim fund skenareve të errëta. Me deklarata e tij decide,Zaev, me krenari vetë paralajmëroi dygjuhësi nga çerdhet, dygjuhësi në Prilep, ai vetë i thotë këto, madje edhe kushtetutën do ta ndërojë. Edhe para disporës shqiptare tha me krenari se ai e ka hapur mudnëisnë për dygjuhësi dhe se nuk mjafton marrëveshja kornizë. Këtë e ka thënë ai e jo unë , andaj Zaev merriton humbje të thellë në zgjedhje.“ – tha kryetari i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski.
Gruevski para të pranishmëve foli edhe për investimet që parashikon VMRO-DPMNE në kuadër të programit të tyre ‘Realisht’, hapjen e vendeve të reja të punës, investimeve në infrastrukturë
“Ne parashikojmë 70 mijë vendeve të reja të punës në katër vitet e ardhshme. Deri në vitin 2020-të parashikojmë rritje të pagës minimnale në 14 mijë denarë gjithashtu edhe rritje të pensioneve, rritje të pagave në administraë si dhe rritje të ndihmave sociale. Planifikojmë të ndajmë 70 milion euro për ndërtimin e klinikës Nënë Tereza, mbështetje të bujqëve, kultivuesve të duhanit, 20 milion euro investim në infrastrukturën e fshatrave të Maqedonisë, 140 çerdhe për fëmijë, rrugëve rajonale dhe magjistrale, ringjalljen e kompanive të falimentuara. Do të nisim ndërtimin e teatrit në Prilep. Do të sjellim inevstime në Prilep që do të sjellin vende të reja të punës.” - tha kryetari i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski.
Gruevski ka prezantuar edhe shumë projekte me të cilat u mundësohet të rinjëve por dhe personave më tgë moshuar ta zgjidhin çështjen e banimit, projketet për bujqësi dhe për përkrahje të zhvillimit të zonave rurale, shëndetësi, gazifikim, e të cilat janë pjesë e programit ‘Realisht’.
Gruevski ka potencuar se me projektin ‘Bli shtëpi për të rinjë deri në moshën 35 vjeçare’, u mundësohet të rinjëve të cilët nuk kanë shtëpinë e tyre ta blejnë ose ndërtojnë në mënurën që të ndihmohen nga ana e shtetit me kthim të kredisë në këste. Me projketin ‘Bli shtëpi deri në moshën 36 vjeçare’, gjithashtu mundësohet që edhe këtyre personave shteti t’u ndihmojë ta bëjnë shtëpinë e tyre personale për mes participimit në kthimin e kësteve të kredisë.
Projekti ‘Nga qyteti në fshat për fillim të ri’, shtoi, është për personat të cilët duan të kthehn në fshat dhe të fillojnë biznes bujqësor.
Fjalime mbajtën edhe partnerëte koalicionit të cilët bënë thirje për dalje massive në zgjehdje dhe përkrahje për koalicionin e kryesuar me VMRO-DPMNE-së. sipas tyre kjo e diell është ditë historike për një Maqedoni më të mirë dhe Maqedoni të përhershme. (Meral Ismaili, TVM2)
