Maqedoni

Asociacioni qytetar “Most”: Zgjedhjet do ti ndjek me mbi 3 mijë vëzhgues

10.12.2016 15:02

Asociacioni Qytetar “Most” do t’i ndjekë të dielën zgjedhjet me më shumë se 3.000 vëzhgues, të cilët do ta mbulojnë 55% të numrit të përgjithshëm të vendvotimeve...

Vëzhguesit e MOST do të jenë statik, dhe gjatë gjithë ditës do të ndjekin procesin e votimit. Përveç kësaj MOST gjithashtu do të ketë në dispozicion edhe 120 ekipe, me nga dy vëzhgues të cilët do të ofrojnë mbështetje logjistike vëzhguesve statik, dhe do të vëzhgojnë vendvotimet aty ku nuk ka vëzhgues statik. 
 
“Vëzhguesit statik do t’i ndjekin votimet, procesin e mbylljes dhe numërimin e votave dhe finalizimin e punëve administrative nga ana e komiteteve zgjedhore. Si vëzhgues logjistik statik do të jenë mbi 120 ekipe mobile, ndërkaq 80 vëzhgues do ta ndjekin punën e Komisioneve Zgjedhore Komunale si dhe Komisionit Shtetëror Zgjedhor”, Darko Aleksov, kryetar i “Most”
 
Asosiacioni qytetar Most përveç asaj që do ti ndjek zgjedhjet e nesërme, ata po ndjekin edhe procesin e sotëm të votimit në diasporë, të njerëzve të sëmurë dhe të burgosurve. “Most” rikujtoi  se do të votohet me ngjyrë të kaltër dhe me rrethim.
 
Nëse votohet me ngjyrë tjetër, vota do të jetë e pavlerë. Nga asociacioni “Most” u bëjnë thirrje qytetarëve që nëse shohin parregullsi t’i paraqesin në numrin 080 080 080, ose nëpërmjet internet platformës “neregularnosti.most.org.mk”.
 
“Most” gjithashtu apelon që të mbahen zgjedhjet korrekte dhe demokratike, ndërkaq qytetarët të votojnë me vullnetin e tyre, sepse po votohet për lirinë, ndërkaq fshehtësia e votës është e garantuar.
 
ERSAN PAJAZITI