Maqedoni

KSHZ: Voton diaspora, të sëmurët dhe të burgosurit

10.12.2016 15:29

Në ekstraktin e vacant të listës zgjedhore për përsonat që kanë parashtruar fletparaqitje për votim jasht vendit gjithsej janë regjistruar 20 mijë 573 votues...

Të drejtën e tyre të votimit ata do të mund të realizojn gjatë ditës së sotme në gjithsej 46 vendvotime jasht vendit. Këtë sot e konfirmuan nga KSHZ, ku gjithashtu konfirmuan se sot votojn edhe zgjedhësit të cilët vuajn dënimin me burg ose që janë në paraburgim.
 
“Të gjith vendvotimet në teritorin e Australis, Azis, Europës janë hapur dhe votimi po rrjedh në mënyrë normale. KSHZ është në komunikim të vazhdueshëm me këshillat zgjedhor të cilët zbatojn proçesin e votimit dhe der më tani nuk është paraqitur as një problem. Sot votojn edhe zgjedhësit të cilët vuajn dënimin me burg ose që janë në paraburgim. Të drejtën e tyre të votës mund ta realizojn 2015 votues të gjitha vend votimet në këto ente janë japur në ora 7të mëngejsit dhe vendvotimi do zgjes deri në ora 19. Gjithashtu sot votojn edhe personat që janë zhendosur brenda vendit dhe ato votojn në qendra strehimore dhe numri I tyre gjithse është 13. Gjatë ditrës së sotme këshillat zgjedhor në RM do të zbatojn votimin edhe personat e sëmur ose të pafuqishëm ose në burg shtëpiak. Në shtëpit e tyre të drejtën e votimit do a realizojn 57046”, thanë nga KSHZ.
 
Votuesit  vletvotimet e tyre duhet ti shnëojn vetëm duke rethuar numrin rendor para parashtruesit të listës, simbolit të parashtruesit të listës ose emërtimit të plot të parashtruesit të listës me stilolaps me ngjyr të kaltërt në të kundërtën fletvotimet do llogariten si të pavlefshme. Nga KSHZ thonë se ineteresimi për vëzhgues në këto zgjedhje nga ana e organizatave vendore dhe të huaja si dhe nga ana e mediave të huaja është tejet i madh. 
 
“Deri më tani komisioni shtetëror i zgjedhjeve akreditoj 7855 vëzhgues vendor, 667 vëzhgues të huaj 354 përkthyes dhe 75 gazetar të huaj. I rikujtojm të gjith vëzhguesit e akredituar se kshz ka sjell kodeks për vëzhgues gjatë zgjedhjeve dhe apelojn që të njejtës ti përmbahen”, thanë nga KSHZ.
 
Lidhur me materialin zgjedhor, nga KSHZ thon se gjatë ditës së djeshme KSHZ ka përfunduar me dorzimin e materialeve deri te komisionet komunale  zgjedhore, mëngjesin e sotëm kanë dorëzuar në këshillat zgjedhore dhe të sëmurët, personat me aftësi të kufizuara ose personat nën arrest shtëpiak, tashmë po realizojn të drejtën e votimin.
 
SANIJE KASAMI