Maqedoni
MPB: Japim letërnjoftime edhe gjatë fundjavës
10.12.2016 16:04
Ministria e Punëve të Brendshme bën të ditur se edhe nesër do të punojnë në dhënien e letërnjoftimeve.

Ministria e Punëve të Brendshme për shkak të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 11 dhjetorit, do të punojnë edhe gjatë fundjavës përfshi edhe ditën e zgjedhjeve të dielën, në dhënien e letërnjoftimeve, por vetëm për personat që e kanë humbur ose ua kanë vjedhur, por edhe për ata që e kanë dëmtuar.
Njëkohësisht do të kryhet edhe dhënia e më shumë letërnjoftimeve të gatshme. Të dielën më 11 dhjetor, shërbimet kompetente administrative do të punojnë nga ora 07 deri në orën 19, por vetëm në dhënien e letërnjoftimeve të gatshme.
