Maqedoni

Sot heshtje zgjedhore qytetarët reflektojnë mbi ardhmërinë

10.12.2016 16:24

Prej mesnatës ka filluar “heshtja zgjedhore” gjatë të cilës qytetarët do të munden në qetësi të reflektojnë...

Prej mesnatës ka filluar “heshtja zgjedhore” gjatë të cilës qytetarët do të munden në qetësi të reflektojnë për atë që kanë dëgjuar gjatë 19 ditëve të fushatës, dhe të vendosin me vullnetin e tyre të lirë se kujt do t’ia japin nesër votën e tyre.
 
Heshtja zgjedhore zgjat deri në orën 19 :00 të së dielës, kur edhe mbyllen kutitë e votimit. Askush nuk guxon tua prishë qytetarëve ditën e heshtjes zgjedhore. Shkelje përbën cdo lloj aktiviteti apo lajmërim I hapur e I fshehur në kuadër të fushatës zgjedhore.
 
1.784.416 të regjistruar në listën zgjedhore, sot kanë ditën e tyre të reflektimit se cili prej 11 subjekteve garuese në këto zgjedhje, është më afër konceptit të tyre për vendin në 4 vitet e ardhëshme.
 
Zgjedhjet e së dielës janë të nëntat parlamentare dhe të katërtat të parakohshme prej vitit 2008 e këndej. Zgjedhjet do të mbahen në 3.480 vendvotime në gjashtë njësi zgjedhore në Maqedoni dhe në 46 vendvotime në njësinë e shtatë zgjedhore që përfshin diasporën.
 
ERSAN PAJAZITI