Maqedoni
Votimi i sotëm, të burgosurit dhe të sëmurët votuan pa probleme, në Bruksel 130 persona nuk kanë pasur të drejtë
10.12.2016 17:27
Procesi i votimit i personave të sëmurë dhe të pa mundur, të burgosurve dhe personave në paraburgim...

Procesi i votimit i personave të sëmurë dhe të pa mundur, të burgosurve dhe personave në paraburgim, sipas drejtorit të burgut të Idrizoves Zhivko Pejkovski, ka filluar në kohë dhe deri në këto momente nuk janë shënuar parregullsi.
“Votimi po vijon në mënyrë normale. Vendvotimi këtiu ësjhtë hapur me kohë, në ora 7, ashtu siç jemi marrë vesh me komisionin zgjedhor. Deri tani gjithçka është nën kontroll. Ne si drejtori e burgut kemi dorëzuar listë deri te Komisioni Shtetëror Zgjedhor, me 1724 persona të gjykuar, për të cilët mendojnë se kanë të drejtë vote, ndërsa nga KSHZ na kanë kthyer listë në të cilën janë 1064 persona të cilat kanë të drejtë vote”, tha Zhivko Pejkovski, drejtor i burgut të Idrizovës.
Ndërkohë sa i përket diasporës sot mbi 130 qytetar të maqedonisë nuk kanë pasur të drejt të shfrytëzojn të drejtën e tyre të votës në njësin zgjedhore 5003 në Bruksel.
“Ne kemi ardhuar nga shumë qyetete të Belgjikës dhe shumë miqë dhe shok të mit u kthyen sepse nuk I lejuan të votojn. Edhe pse të gjith aplikuam përmes ëeb faqes e gjith familja, mund të votojn vetëm bashkëshortja ime ndërsa unë dhe djali im nuk jemi në listën zgjedhore. Sdi si mund të ndodh kjo kur ne në të njejtën kohë jemi paraqitur, jetojm në të njejtën adres. Thejsht na thonë nuk jeni në listën zgjedhore dhe nuk mund të votoni”…
“Edhe te ne është I njejti problem, nëna dhe babai im votuan, ndërsa unë, bashkëshortja ime dhe djali nuk mundëm të votojm . qëllimi si duket është që nga cdo familje të votojn dy persona. Brenda më than ja nëna dhe babi yt do të votojn per ty”, thanë qyetatarë të diasporës.
Të mërkurën, siç është kumtuar në ueb-faqen e KSHZ-së, kanë votuar 325 anëtarët e Këshillave Zgjedhorë të cilët e kanë kryer votimin në përfaqësitë diplomatike-konsullare dhe zyrat konsullare të Republikës së Maqedonisë.
ERSAN PAJAZITI
