Maqedoni

UNICEF shënon 70 vjetorin e themelimit

10.12.2016 18:07

Unicefi sot shënon 70 vjetorin e themelimit. Edhe në Maqedoni kjo ditë u shënohet me aktivitete të shumta...

Në QT "Siti Moll" do të hapen ekspozitat "70 vite për çdo fëmijë" dhe "Tregime të vogla" nga autorët vendorë dhe ndërkombëtarë. Vizitorët do të munden t'i shikojnë ekspozitat deri më 12 dhjetor.
 
Pjesëmarrësit do të kenë mundësi ta japin përkrahjen e tyre, të fotografohen dhe të zbulojnë porosi me shpresë për çdo fëmijë. Do të tregohen video dhe tregime për shpresë dhe thirrje të UNICEF-it për ndërprerje të dhunës ndaj fëmijëve. 
 
“Unicef është formuar që tju sjell shpres të gjithë fëmijëve në Botë, veçanërisht atyre fëmijëve që në atë moment mbetën të uritur dhe pastrehë nga lufta e dytë botërore. Në atë moment nuk ishte me rendësi  nga vinin ata fëmijë, nga cili shtet  janë si duken ata, me rëndësi atëherë dhe tani është se të gjithë fëmijët duhet të kenë mudnësi të njejta për të zhvilluar kapacitetin që kanë. Pra UNICEF është fomruar mbi shpresën elementare dhe besimin dhe edhe pas 70 viteve UNICEF punon në drejtim të kësaj shprese”tha Elspet Erikson, përfaqsuese e zyrës së UNICET-it.