Maqedoni

Nxënësit kanë filluar prëgaditjet për maturë

03.05.2014 18:09

Si rendom deshirat e te rinjeve jane me te medha se xhepi i prinderve...

Si rendom deshirat e te rinjeve jane me te medha se xhepi i prinderve.
 
Keshtu ndodhë edhe kete vit, sa u perket deshirave te mturanteve te kryeqendres, te cilet kane filluar pergaditjet për mbrëmjen e maturës.
 
Maturantët në Gjimnazin Zeflush Marku thonë se kanë shëtitur butiqet e qytetit, por krahasuar me standardin, çmimet janë shumë të larta.
 
“Kam filluar te pergaditem per mbremjen e matures, kemi shikuar çmimet ato janë shum te larta per nje maturante sepse rrogat janë të ulëta dhe çmimet të larta”, shprehet maturantja.
 
“Kemi filluar me përgaditjet e mbrëmjes së maturës, çmimet ne përgjithësi janë reale janë të kapshme për mua por ka edhe familje që me gjendjen ekonomike janë në nivel të ulët”, shprehet maturantja.
 
“Çmimet nuk janë edhe aq të kapshme për gjendjen ekonomike që e kemi”, shprehet maturantja.
 
Edhe shitesit në butiqe pranojnë se çmimet janë të larta në krahasim me standardin, por kur janë në pyetje veshjet e markave te njohura, ato diktohen nga tregu glovbal. Por ata thonë se posedojnë edhe garderobë me çmime më të kapshme. 
 
“Ka interesim por kriza ekonomike e bën të veten, ka çmim të uleta çmimet reale jan popr papunësia e bën të veten.Ajo është arsyeja të gjith kanë dëshirë të vishen të rregullohen por sipas mundësisë mir është”, shprehet shitesi Isen Berisha.
 
Por pa marr parasyshë çmimet, në mbrëmjen e maturës të gjith maturantët gjithsesi do të duken bukur, sepse ajo do të jetë mbrëmja më e lumtur, në jetën e tyre të deritanishme.
 
GYLTENE SINANI