Maqedoni

Zgjedhjet po zhvillohen pa probleme në vendvotimin 2607

11.12.2016 13:01

Vendvotimi 2607 në Shkup është hapur në kohë, në orën 7...

“Materiali zgjedhor ka arritur në kohë. Dje u dorëzua sot e hapëm vendvotimin pa kurrfarë problemesh, prandaj gjithçka po zhvillohet në rregull”,- u tha nga ky vendvotim. 
 
Në këtë vendvotim janë të regjistruar 725 votues në dy regjistrat zgjedhorë, votuesit në vend dhe votuesit nga diaspora.
 
Risi këtë vit janë fotografitë e votuesve në regjistrin zgjedhor, krahas emrit, mbiemrit dhe të dhënat tjera personale, këtu janë vëzhguesit e huaj, vëzhguesit e partive politike, të cilët e ndjekin tërë procesin e votimit.
 
Për parregullsi eventuale mund të paraqiteni në KShZ apo në Komisionin komunal zgjedhor.