Maqedoni
OSBE-ODIHR: Nesër vlerësimin për zgjedhjet
11.12.2016 14:02
Vëzhguesit e OSB-ODIHR-it janë të pranishëm në terren për t’i vëzhguar zgjedhjet e sotme...

Ata thonë se vlerësimin e tyre do ta japin gjatë ditës së nesërme.
“Nesër do të mbajmë pres-konferencë dhe atëherë do të publikojmë vlerësimet dhe konstatimet tona preliminare për ditën e zgjedhjeve. Tani nuk mund të komentoj asgjë. Ajo që mund të them është se po vëzhgojmë dhe deri tani nuk kemi marrë informacione për prishje të votimit në vendvotime. Shpresojmë se dita e sotme e zgjedhjeve do të jetë e qetë dhe pa probleme, pasi Maqedonisë i janë të domosdoshme këto zgjedhje për të dalë nga kriza politike dyvjeçare. Shpresojmë se në mënyrën më të mirë të mundshme i vëzhgojmë zgjedhjet. Nuk japim këshilla dhe vlerësime, thjesht vëzhgojmë. Shpresoj se bëjmë punë pozitive për autoritetet në Maqedoni, për qytetarët dhe votuesit. Do të jemi të pranishëm edhe në numërimin e votave”,- thonë vëzhguesit e OSB-ODIHR-it.
Zgjedhjet i ndjekin 667 vëzhgues ndërkombëtarë, pjesa më e madhe e të cilëve janë nga OSBE-ODIHR.
NAIM RAMADANI
