Maqedoni
Turqi, ditë zije pas shpërthimeve të së shtunës
11.12.2016 14:28
Turqia ka shpallur ditë zie kombëtare pas dy shpërthimeve në Stamboll, që lanë të vdekur 38 persona dhe 166 të tjerë të plagosur...

Shpërthimet e së shtunës kishin si objektiv oficerët e policisë, duke shkaktuar humbjen e jetëve të 30 prej tyre, së bashku me 7 civilë dhe një personi të paidentifikuar, deklaroi këtë të diel për reporterët ministri i Brendshëm, Suleyman Soylu. Ai shtoi se 13 persona janë arrestuar në lidhje me atë që e quajti “sulm terrorist”.
Presidenti, Recep Tayyip Erdogan, u angazhua për të disatën herë se Turqia do ta mposhtë terrorizmin, ndërsa kryeministri, Binali Yildirim, urdhëroi uljen në gjysmështizë të flamujve anembanë vendit, por edhe në misionet e jashtme të Turqisë.
“Kemi dëshmuar sërish mbrëmjen e sotme (e shtunë) në Stamboll fytyrën e shëmtuar të terrorit, e cila shkel mbi çdo vlerë dhe normë mirësjelljeje”,- deklaroi presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.
Edhe pse nuk ka ende asnjë marrje përgjegjësie për sulmin, dy zyrtarë turq thanë se dyshimet janë fokusuar te militantët kurdë të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit.
Një valë e sulmeve me bomba në Turqi këtë vit ishin ndërmarrë nga Partia Punëtore e Kurdistanit dhe grupi ekstremist, “Shteti Islamik”.
GYLTENE SINANI
