Maqedoni

“Most”: Parregullsi në disa vendvotime

11.12.2016 17:05

Informacionet e fundit të cilat janë grumbulluar nga vëzhguesit dhe zyrat rajonale të Asociacionit qytetar “Most”...

Informacionet e fundit të cilat janë grumbulluar nga vëzhguesit dhe zyrat rajonale të Asociacionit qytetar “Most” flasin për evidentimin e parregullsive në disa vendvotime në vend dhe ato të cilat kryesisht janë të kryera nëpërmjet agjitimit si dhe fotografimit të votës. 
 
“VV 1058, komuna e Kumanovës, në tre raste kryetari i Këshillit zgjedhor nuk ka lejuar që përcjellësi t’ju ndihmon votuesve të cilët nuk mund vetë të votojnë dhe atë e ka bërë ai vetë. Të njëjtit i është dhënë vërejtje nga Këshilli zgjedhor. Në komunën Mavrovë dhe Rostushë, votuesit të cilët votojnë anëtari i KZ-së i evidenton në listë të veçantë dhe i njëjti ia dorëzon personit të paautorizuar. Në qendrën Zhupë, person i paautorizuar ka hyrë brenda dhe është paraqitur si vëzhgues partiak, mirëpo nuk ka poseduar akreditim dhe për këtë shkak Këshilli zgjedhor e ka larguar nga vendvotimi. Para VV 0740 dhe dy objekteve tjera në komunën e Kërçovës, në të cilën janë të vendosura 6 vendvotime, janë të pranishëm persona të paautorizuar të cilët evidentojnë votuesit që hyjnë në objekt”,- deklaroi kryetari i Asociacionit Qytetar “Most”, Darko Aleksov.
 
Aleksov nënvizoi se nëpër vendvotime ka nga dy certifikata të Listës zgjedhore dhe përderisa votuesi nuk mund të gjendet në listën për qytetarë të cilët janë në RM, Këshilli zgjedhor duhet ta kontrollojë edhe certifikatën nga lista zgjedhore për qytetarë që jetojnë në jashtë vendit. Derisa votuesi nuk gjendet në asnjërën listë, duhet të drejtohet në zyrën rajonale të KShZ-së. 
 
Ndryshe, bazuar në të dhënat nga programi i numërimit paralel të votave, jehona e votuesve deri në orën 13 më e lartë është regjistruar në njësinë e katërt zgjedhore, ndërsa më e ulëta në njësinë e gjashtë zgjedhore.
 
“Në NjZ 1, deri në orën 11 – 18,78%, deri në orën 12 – 28,58%, deri në orën 13 – 38,74%; Në NjZ 2 deri në orën 11 – 16,98%, deri në orën 12 – 25,27%, deri në orën 13 – 33,41%. Në NjZ 3, deri në orën 11 – 20,69%, deri në orën 12 – 30,18%, deri në orën 13 – 39,14%. Në NjZ 4, deri në orën 11 – 20,48%, deri në orën 12 – 29,99%, deri në orën 13 – 39,31%. Në NjZ 5, deri në orën 11 – 17,54%, deri në orën 12 – 25,81%, deri në orën 13 – 33,87%. Në NjZ 6, deri në orën 11 – 10,54%, deri në orën 12 – 17,28%, deri në orën 13 – 24,83%”,- deklaroi kryetari i Asociacionit qytetar “Most”, Darko Aleksov.
 
Asociacioni qytetar “Most”, me mbi 3000 vëzhgues, është duke ndjekur procesin zgjedhor në vend, ndërsa apelon deri tek qytetarët që çdo parregullsi ta paraqesin në linjën telefonike pa pagesë: 080 080 080, si dhe në ueb faqen e këtij asociacioni.
 
LEUNORA KALIQI