Maqedoni

KSHZ: Deri në orën 17 jehona 60,38 për qind

11.12.2016 18:49

Deri në orën 17 jehona e votimit në zgjedhjet e sotme të parakohshme parlamentare është 60,38 për qind...

Deri në orën 17 jehona e votimit në zgjedhjet e sotme të parakohshme parlamentare është 60,38 për qind, njoftoi në konferencë për media kryetari i Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) Aleksandar Çiçakovski.
 
Jehona në Njësinë e parë zgjedhore është 66,38 për qind, NJZ 2 është 59,76 për qind, në NJZ 3 është 65,89 për qind , në NJZ 4 është 67,15 për qind, në NJZ 5 është 58,46 për qind, ndërsa në NJZ 6 jehona është 46,82 për qind.
 
Siç informon Çiçakovski, nga të dhënat paraprake të përpunuara për votimin në diasporë, deri tani kanë votuar 8.208 votues ose 39.90 për qind e 20.571 votuesve të regjistruar.
 
Sipas zëdhënëses të KSHZ-së Lupka Guguçevska, deri te KSHZ-ja janë parashtruar 335 parashtresa. Pjesa më e madhe e qytetarëve janë ankuar se nuk gjenden në Listën zgjedhore. Të gjitha ankimimet janë refuzuar, sepse siç sqaron Guguçevska, nga deri tani ankimimet e shqyrtuara është konfirmuar se këta qytetarë kanë qenë në listën me votues kontestues dhe nuk kanë parashtruar kërkesë për paraqitje në afatin e parashikuar./Mia