Maqedoni
Ndërtimi i autostradave me impakt për ekonominë e vendit
03.05.2014 18:17
Ndërtimi i autostrades Kërçovë - Ohër në Korridorin 10, dhe autostrades Milladinovci në Shtip...
Ndërtimi i autostrades Kërçovë - Ohër në Korridorin 10, dhe autostrades Milladinovci në Shtip, do të kene efekt pozitiv në ekonominë e Maqedonisë, tha zëvendëskryeministri dhe ministri i Financave Zoran Stavreski.
Efektet e shumëfishta do të jetë pozitiv pritet që në tre apo katër viteve të ardhshme të ketë rritje më të lartë ekonomike , si dhe rritje ne punësimin dhe ne angazhimin e punëtorëve të brendshëm theksoi ai.
“Ne niveli makroekonomik , keto autostrada do të ndikojne ne ritjen e nivelit te PBB me rreth 1 përqind në vit në angazhim direkt me efektin e firmave vendase si kontraktorët ose nënkontraktorët në fushën e ndërtimit .Tani per tani jane angazhuar granit dhe Betomn, por do të angazhohen edhe shume kompani tjera më të vogla te cilat do të ofrojnë shërbime në drejtim të punëve ndertimore , per furnizim me material te ndërtimit”, shprehet ministri i financave Zoran Stavrevski.
Autostrada Kërçovë - Ohër , do të jetë me gjatësi prej 57 km , gjerësi prej 25.5 metra , me dy korsi të autostradës.
Vlera totale e investimit në përputhje me marrëveshjet arriti në 372.000.000 €. Autostrada Milladinovci - Shtip , ndërtimi i të cilave filloi në shkurt të këtij viti , do të jetë 47 kilometra e gjatë , 29 metra e gjerë , me dy korsi në të dy drejtimet. Investimi arrin në 206.000.000 € të ofruara nga Exim Bank kineze.
Dy pjesët e autostradës i ndërton kompaninë kineze "Sajnohidro korporejshn Limited", e cila është e detyruar qe miminum 51% e punetorev te angazhuar nga kjo kompani te jene me shtetesi Maqedone.
ZEJXHANE OSMANI
