Maqedoni
Trump për CIA-n: Qesharak raporti se Rusia ndërhyri në zgjedhje
11.12.2016 19:55
Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, ka kritikuar raportin e CIA-s se Rusia ka ndërhyrë në zgjedhje...

Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, ka kritikuar raportin e CIA-s se Rusia ka ndërhyrë në zgjedhje, duke thënë se ky konkluzion u përdor nga demokratët “vetëm si një arsyetim tjetër” për disfatën e kandidates së tyre, Hillary Clinton.
Komentet e Trump vinë në kohën kur në rradhët e liderve kongresionalë po shtohen zërat për hetime më të thella për gjerësinë e sulmeve kibernetike ruse dhe për qëllimet e tyre.
“Mendoj se është qesharake. Mendoj se është vetëm një arsyetim tjetër. Unë nuk besoj në këtë”, tha Trump në rrjetin televiziv, Fox News.
Më 9 dhjetor, Presidenti amerikan, Barack Obama, ka kërkuar rishikim madhor të fushatës së sulmeve kibernetike, por tha se nuk është vetëm për shkak të Rusisë ose zgjedhjeve.
Trump për një kohë të gjatë ka thënë se keqbërëse mund të jetë Kina ose ndonjë haker i rastësishëm.
