Maqedoni

MOST: Deri në orën 18 jehona më e madhe në NJZ 4, më e vogla në NJZ 6

11.12.2016 20:33

Asociacioni qytetar MOST pasdite kumtoi se deri në ora 18 jehonë më të madhe ka në Njësinë e katërt zgjedhore...

Asociacioni qytetar MOST pasdite kumtoi se deri në ora 18 jehonë më të madhe ka në Njësinë e katërt zgjedhore, ku kanë dalë në votim 72,95 për qind të votuesve, ndërsa jehonë më të vogël ka në Njësinë e gjashtë zgjedhore, ku kanë votuar 50,28 për qind.
 
Sipas të dhënave të MOST-it, në Njësinë e parë zgjedhore deri në ora 18 dalja ka qenë 71,44 për qind, Në Njësinë e dytë zgjedhore 64,09 për qind, në Njësinë e tretë zgjedhore 70,31 për qind dhe në Njësinë e pestë 62,25 për qind.
 
Nga MOST informojnë se sipas informatave të cilat i kanë nga vëzhguesit dhe zyrat rajonale janë vërejtur disa parregullsi në vendvotime, siç janë mosrespektimi i procedurës së votimit, fotografimit të fletëvotimit dhe ryshfetit dhe agjitimit.
 
Asociacioni qytetar MOST e ndjek votimin e sotëm me më shumë se 3.000 vëzhgues. Në vendvotime janë vendosur 2.664 vëzhgues, të cilët mbulojnë rreth 55 për qind nga vendvotimet në Republikën e Maqedonisë. Në mënyrë shtesë, 80 vëzhgues do ta ndjekin punën e komisoneve komunale zgjedhore, ndërsa do të vëzhgohet edhe puna e Komisionit shtetëror të zgjedhjeve./Mia