Maqedoni

KSHZ deri në orën 21.45: 125.300 vota për VMRO-DPMNE-në dhe 110.509 për LSDM-në

11.12.2016 22:16

Sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror Zgjedhor deri në orën 21:45 minuta nga 303.365 vota të numëruara VMRO-DPMNE dhe Koalicioni...

Sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror Zgjedhor deri në orën 21:45 minuta nga 303.365 vota të numëruara VMRO-DPMNE dhe Koalicioni "Për një Maqedoni më të mirë" kanë fituar 125.300 vota, ndërsa LSDM dhe Koalicioni "Për jetë në Maqedoni" 110.509  vota.
 
E treta është BDI me 20.346 vota apo 6,71 për qind. Rilindje me Besë ka fituar 11.653 vota, Aleanca për Shqiptarët 8.049 vota, PDSH 6.889,  Koalicioni "VMRO për Maqedoni" 5.803 vota, Koalicioni për Ndryshime dhe Drejtësi - Blloku i Tretë 2.289, e Majta 2.193, Partia LIberale 938 vota dhe PPD 234 deri në orën 21.45.
 
Në video-bimet të vendosura në KSHZ vazhdimisht ndryshohen numrat edhe ashtu siç në mënyrë elektronike arrijnë rezultatet nga komisionet komunale zgjedhore./Mia