Maqedoni

KSHZ deri në ora 22:35: BDI - 52.715 , BESA -32.709 vota

11.12.2016 23:07

Sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve deri në orën 22:35...

Sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve deri në orën 22:35, BDI-ja ka fituar 52.715  vota apo 7,12 për qind, BESA 32.709 apo 4,42 për qind, Aleanca për Shqiptarët 21.048 apo 2,84  ndërsa PDSH-ja 19.407 apo 2,62 për qind vota.
 
VMRO-DPMNE-ja dhe Koalicioni "Për Maqedoni më të mirë" kanë fituar  292.417 vota apo 39,52 për qind, LSDM-ja dhe Koalicioni "Për jetë në Maqedoni" 267.980 vota apo 36,22 për qind, "VMRO për Maqedoninë" 15.115 apo 2,04, E Majta 6.437 apo 0,79 për qind, KND Blloku i tretë 5.874 apo 0,79 për qind, Partia Liberale 2.314 apo 0,31 për qind dhe PPD - 631 vota apo 0,09 për qind .
 
Këto janë të dhënat nga gjithsej 739.939  nga votat e numëruara.
 
KSHZ-ja në mënyrë suksesive i publikon të dhënat e dërguara në mënyrë elektronike nga komisionet zgjedhore komunale.
 
Rreth mesnatës pritet që KSHZ-ja në konferencë për shtyp të dalë me rezultatet e para nga zgjedhjet e sotme të parakohshme parlamentare./Mia