Maqedoni

KSHZ deri në ora 00:30: BDI - 74.219, BESA - 48.398 vota

12.12.2016 01:13

Sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve deri në orën 00:30...

Sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve deri në orën 00:30, nga 1.004.889 vota të numëruara, BDI-ja ka fituar 74.219 vota, BESA 48.398, Aleanca për Shqiptarët 30.157, ndërsa PDSH-ja 26.776 vota.
 
VMRO-DPMNE-ja dhe Koalicioni "Për Maqedoni më të mirë" kanë fituar 385,994 vota, LSDM-ja dhe Koalicioni "Për jetë në Maqedoni" 365.224 vota, "VMRO për Maqedoninë" 20.760, E Majta 9.237, KND Blloku i tretë 8.249, Partia Liberale 3.085 dhe PPD - 909 vota.
 
KSHZ-ja në mënyrë suksesive i publikon të dhënat e dërguara në mënyrë elektronike nga komisionet zgjedhore komunale.
 
Edhe pse u paralajmërua se KSHZ-ja do të mbajë konferencë për shtyp rreth mesnatës, ajo u anulua për më vonë./Mia