Maqedoni
Sot - dita boterore e lirise se shtypit
03.05.2014 19:22
Bota sot shënon diten nderkombetare te lirise së shprehjes. Organizata Freedom House ditë më pare publikoi raportin vjetor për lirinë e mediave në gjithë globin...

Bota sot shënon diten nderkombetare te lirise së shprehjes. Organizata Freedom House ditë më pare publikoi raportin vjetor për lirinë e mediave në gjithë globin, ku sivjet ka konstatuar rënie në shumicën e vendeve.
Në raportin e vjetor të kësaj organizate, Maqedonia ka shënuar ulje dy vende dhe tani ndodhet grupin me Kongon dhe Keninë, ndërsa sa i përket vendeve të Evropës, ajo ndodhet në pozitën e 41-të, apo para Turqisë, e cila zë vendin e fundit. Që nga viti 2009, Maqedonia ka shënuar ulje për 11 vende në listën e kësaj organizate me seli në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Raporti është objektiv vlerësojnë njohësit dhe drejtuesit e shoqatave të gazetarëve ne vendin tone.
“Rangimi i lirisë së Medias në Maqedoni nga ana e organizatave botërore është pasqyrë objektive rreth asaj që realisht po ndodhë në skenën politike dhe asnjë tentativë për dikualifikim, devalvuar këto vleresime nuk do të ndikojne në përmirësimin e lirisë së mediave në vend, me çka politika ka fituar dominim total ndërsa ne anën tjetër mediat e kane humbur thelbin e vet si shtytës të interest publik si subjekte bazë që kontribojnë në përforcimin e demokracise në çdo vend. Theksojmë qe nuk ekziston asnjë shtet në botë që ka mirëqenie ekonomike, sociale, politike pa funskionuar parimet bazë të lirisë së shprehjes”, shprehet Biljana Petkovska nga Instituci Maqedonas per Media.
Ndërkohe nga Shoqata e Gazetareve te Maqedonisë nëpermjet një komunikate me shkrim ndajne mendimin se edhe pse Kushtetuta e Maqedonisë e garanton të drejtën e lirisë së të shprehurit dhe informimit, këto të drejta njerëzore për fat të keq janë të parealizueshme në vend, andaj gazetarët në Maqedoni nuk kanë nevojë të festojnë, pasi liria e të shprehurit dhe pavarësia e mediave janë seriozisht të cënuara.
Ndryshe 3 maji ose Dita Botërore e Lirisë së Shtypit. ka marrë këtë epitet në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në vitin 1993 dhe liria e shprehjes është ruajtur në nenin 19 të Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut.
ZEJXHANE OSMANI
