Ahmeti: BDI fitoi, por humbën shqiptarët

12.12.2016 09:55

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti tha.....

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti tha se i gëzohet faktit që këto zgjedhje janë zhvilluar pa ekcese, pa probleme të theksuara dhe kjo do të thotë që vendi jonë shënon një progres dhe pjekuri për të organizuar zgjedhje të lira.

“BDI gjithmonë ka apeluar tek elektorati i vet tek shqiptarët dhe ka kërkuar që shqiptarët të mos parcializohen, partizohen nëpër parti të vogla, sepse do jenë humbës. Gjithmonë i kemi thirrë që partitë e vogla të bëhen bashkë, të fitojnë BDI¬në, por të mos humbin shqiptarët. Me hidhërim e them që shqiptarët kanë humbur mandate, BDI ka fituar zgjedhjet, por mua më ka interesuar që të fitojnë shqiptarët në radhë të parë dhe nuk më gëzon fitorja e BDI-së. BDI do të mbetet i vendosur në drejtim të mbrojtjes së doktrinës së vet që ka paraqitur përpara shqiptarëve në vend", tha Ahmeti.

BDI, tha se do punojë që ky vend të shkojë drejt stabilitetit të plotë.

"BDI nuk ndryshon kursin e vet por fortë do të punojmë që kursi jonë të jetësohet e materializohet. BDI do jetë faktor vendimtar se kush do marrë përgjegjësinë në te ardhmen për të drejtuar poceset. Pra, nuk do luhatemi nga vija jonë por do të jemi shumë më të fort në mbrojtje dhe të arrijmë tek qëllimet i kemi vënë vetes”, tha Ahmeti.